Telegrafi

Klauzola e Evertonit largon Milanin nga gara

Milani thuhet se është larguar nga gara për Everton Soares.

Rossonerët dëshiron ta transferonin brazilian në afatin kalimtar të janarit, mirëpo tani thuhet se janë larguar nga gara.

Skuadra italiane ka tentuar ta transferojnë 23-vjeçarin edhe në afatin e verës, por në fund marrëveshja nuk u materializua.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Milani nuk është i interesuar më në Evertonin shkaku i klauzolës së tij të lartë.

Lexo po ashtu Milani në janar do të bëjë ofertë për Evertonin

Ditë më parë sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë të re me Gremion, derisa klauzola e tij e lirimit ka shkuar në 120 milionë euro.

Ky çmim është shumë i lartë për Milanin dhe ka bërë që ata të tërhiqen nga gara, për t’i lënë kështu hapësirë Barcelonës që po ashtu ka shprehur interesim. /Telegrafi/