Publikimi i fotografive me karakter provokues, nuk është diçka e panjohur për Klaudia Pepën.
Balerina shqiptare e shndërruar në modele, në profilet e saja në rrjetet sociale kohë pas kohe publikon imazhe që nxisin imagjinatën e gjinisë së fortë.
Nuk kanë munguar edhe pozat nudo të bukuroshes, por atraktiviteti i saj vjen në pah edhe kur nuk zhvishet e tëra.
Postimi i imazheve ku ajo shfaqet provokuese dhe joshëse, është shtuar që pas ndarjes nga bashkëshorti Albi Nako.
Kësaj radhe, Klaudia ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme, por me duar e ka mbuluar gjoksin. Në këtë imazh, ajo qëndron në majë të gishtave, teksa në pjesën e poshtme ka të veshura vetëm geta të zeza.
Shkurorëzimi i Klaudias edhe Nakos ka qenë ndër lajmet e bujshme në faqet rozë dhe në rrjetet sociale.
Çifti u martua në vitin 2013, ndërsa gjatë këtij viti ata i dhanë fund martesës. /Telegrafi/