Ajo është njëra nga balerinat që ka thyer kufijtë shqiptarë, duke vazhduar kështu karrierën në vende të tjera.
Bëhet fjalë për Klaudia Pepën, e cila tash e një kohë po jeton dhe vepron në Itali.
Ajo është mjaft e aktive në rrjetet sociale duke publikuar imazhe të ndryshme, vallëzime dhe akrobacione.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Klaudia ka provokuar teksa ka pozuar para pasqyrës.
E veshur me një bluzë të zezë në pjesën e poshtme, balerina mban një palë pantallona të shkurtra, derisa gjithë kësaj pamje i ka bashkangjitur një makijazh të lehtë. /Telegrafi/