Balerina shqiptare, Klaudia Pepa, tash e disa vite po jeton dhe vepron në Itali. Gjendja aktuale në vendin ku ajo jeton është tejet alarmante, pasi janë regjistruar mijëra të infektuar me pandeminë coronavirus.
Për t’iu shmangur infektimit eventual, ajo po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj ku edhe po kalon kohën e lirë duke pastruar.
Klaudia përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, shihet duke pastruar dritaret me anë të këmbëve, mënyrë kjo që nuk është parë më herët.
“Bëni edhe ju si unë, vini në sfond këngë dhe gjeni një mënyrë të këndshme dhe simpatike për t’i bërë punët e shtëpisë. Publikoni video më bëni tag mua dhe unë do t’i publikoj në profilin tim”, ka qenë mbishkrimi në videon e publikuar.
Nën tinguj të muzikës dhe e rrethuar me dy qentë e saj, Pepa shihet duke e shijuar në maksimum këtë mënyrë të pastrimit. /Telegrafi/