Telegrafi

Klaudia Pepa merr vëmendjen me një pozë nga pushimet

Klaudia Pepa (Foto: Instagram/klaudiapepa)

Balerina e njohur, Klaudia Pepa, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan fotografi të ndryshme me fansat e saj të shumtë.

Ajo numëron mbi 622 mijë ndjekës në Instagram dhe derisa jemi në sezonin e verës, valltarja është përfshirë në frymën e publikimit të imazheve me kostum larjeje.

Të mërkurën mbrëma, Klaudia e ka publikuar një imazh në këtë rrjete social që nuk e lë askënd indiferent.

Në fotografinë që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime, bukuroshja ka vënë në plan të parë pjesën e pasme të trupit të saj.

Imazhe që vënë në plan të parë figurën e saj trupore, balerina ka publikuar edhe në ditët e kaluara. /Telegrafi/