Balerina Klaudia Pepa është cilësuar nga mediat italiane si balerina më seksi e këtij edicioni në “Amici”.
“Është balerina më seksi e këtij edicioni në “Amici”, e talentuar në maskimum aq sa mund të konsiderohet një profesioniste. Sa keq që në Shqipëri, ku dhe është shumë e famshme, Klaudia Pepa është e martuar me kolegun e saj Albi Nako.”
Kështu shkruan Gossip.it për balerinën Pepa, pasi italianet nuk janë pro marteses në moshë të re.
Vetë balerina e ka ndarë këtë shkrim me ndjekësit e saj në Instagram. Klaudia po vazhdon suksesshëm konkurimin e saj në “Amici”. /Telegrafi/