Telegrafi

Klasi i Federer fiton duelin me rikthim dramatik, finale për t’u mbajtur mend (Video/Foto)

Roger Federer është fitues Australian Open 2017, pasi ka mposhtur rivalin e tij të përbetuar, Rafael Nadal, në një finale të çmendur ku pas pesë setesh zvicërani arriti të fitonte falë klasit të tij të treguar në fund.

Federer e filloi më mirë këtë takim, duke arritur që të krijojë epërsi në setin e parë falë aseve të tij precize dhe lojës me forehand. Seti i parë përfundoi 6-4 për Federerin.

Lexo po ashtu VIDEO: Seti i parë, raport dhe detaje

Nadal nga ana tjetër ishte më shpërthyes në setin e dytë, duke triumfuar me rezultat 6-3.

Lexo po ashtu VIDEO: Seti i dytë, raport dhe detaje

Në setin e tretë Federer u përqëndrua më shumë, kurse Nadal e humbi koncentrimin totalisht, ku zvicërani kryesisht shfrytëzoi gabimet e spanjollit për të fituar thellësisht 6-1.

Lexo po ashtu VIDEO: Seti i tretë, raport dhe detaje

Në 2-2 në sete Nadal e barazoi në setin e katërt me rezultat 6-3, duke e çuar duelin në një set të pestë dhe shumë dramatik.

Lexo po ashtu VIDEO: Seti i katërt, raport dhe detaje
Në setin e pestë Nadal kishte një epërsi të jashtëzakonshme prej 3-1 në ‘game’, megjithatë, Federer me klasin e tij arriti të shfrytëzojë mos koncentrimin dhe vuajtjet e Nadal në ‘slice backhand’ çka e dënoi spanjollin dhe bëri që Federer të rikuperojë mrekullisht në 5-3 në game.

Në fund Federer regjistroi rikthim edhe në ‘gamen’ e fundit për të fituar me rezultat 6-3 setin e pestë dhe përfundimtar me çka ai edhe u shpall fitues i Australian Open pas një finale epike me 5 sete dhe shumë rikthime.

Për Roger Federer ky ishte grand slam titulli i 18-të në karrierën e tij. Ai ka katër tituj në grand slam turne më shumë se sa Rafael Nadal.

Duel i cili do të mbahet gjatë në mend…

Ky ndoshta ishte dueli i fundit mes dy tenistëve më të mirë që ka njohur historia e këtij sporti dhe ata dhuruan spektakël të vërtet në një finale që vështirë se do të harrohet për një kohë. /Telegrafi/