Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se tërheqja e marrëveshjes së demarkacionit nga votimi në Kuvend është bërë në mungesë të votave të Listës Serbe e jo për shkak të arritjes së një konsensusi të gjerë.
Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se një konsensus i tillë do të ishte i mirëseardhur, por, sipas Maliqit, elitës aktuale politike i mungon arsyeja dhe qasja konstruktive për çështje madhore.
Ai ka deklaruar se politikanët e Kosovës ende nuk e kanë mësuar leksionin e demokracisë për t’i marrë vendimet vetë, e jo me presione të diplomacisë perëndimore.
Maliqi ka theksuar se nëse koalicioni qeverisës i ka votat edhe mund ta rikthejë për votim në Kuvend demarkacionin.
Në të kundërtën, sipas tij, do të duhej të shpalleshin zgjedhje të reja.
Maliqi ka thënë se demarkacionit dhe asociacioni i komunave serbe nuk janë probleme kryesore të Kosovës, por zhvillimi ekonomik dhe reforma e administratës. /Telegrafi/