Telegrafi

Klani Kardashian/Jenner nënshkruan marrëveshje 150 milionë dollarëshe për zgjatjen e serialit

Getty Images

Pjesëtarët e familjes së famshme Kardashian/Jenner kanë nënshkruar një marrëveshje shumëmilionëshe për vazhdimin e serialit televiziv “Keeping Up With The Kardashians” për pesë sezone të tjera.

Klani i popullarizuar do të përfitojë 150 milionë dollarë, nga 30 milionë për sezon dhe ato do t’i ndajnë ndërmjet anëtarëve të familjes.

Kim Kardashian është më e famshmja e familjes (Getty Images)

Sipas The Blast, në marrëveshje janë përfshirë edhe ngjarjet speciale dhe promocionet që lidhen me anëtarët e Kardashian/Jenner.

Duke iu falënderuar aftësive negociuese të Kris Jenner, kjo është marrëveshja më luksoze në histori për një shou real televiziv.

TMZ raporton se nëna e famshme do të përfitojë 15 milionë dollarë vetëm për arritjen e marrëveshjes.

Kris Jenner i ka sakrifikuar disa milionë për familjen (Getty Images)

Është një procedurë standarde për menaxherët në Hollywood që të marrin 15 për qind të marrëveshjes, mirëpo 61-vjeçarja i ka marrë vetëm 10 për qind për shkak të familjes.

Lexo po ashtu Të famshmet Kardashian janë dëshmi se “paratë mund ta blejnë lumturinë” (Foto)

Lloji i marrëveshjes i nënshkruar me E!, nënkupton se anëtarët e familjes do të vendosin vet se si do t’i ndajnë paratë.

Burimet e The Blast kanë thënë se tashmë xhirimet kanë filluar për sezonin e 15-të të “Keeping Up With The Kardashians”.

Kim dhe Kendall Jenner (Getty Images)

Shikueshmëria mund të rritet në vitin e ardhshëm kur pritet që Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner të bëhen nëna. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)