Site icon Telegrafi

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Albania solli një eliminim të fortë mes banorëve që kishin kaluar një javë të vështirë në “shpellë”.

Klajdi, Rozana, Gjesti dhe G Bani ishin në nominim, pasi kishin thyer rregullat dhe kishin qëndruar të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë.

I pari që u shpëtua nga publiku ishte Gjesti, duke treguar se ka një mbështetje të fortë jashtë shtëpisë.

Foto: Screenshot/YouTube

Më pas, Rozana siguroi vendin e saj në garë, ndërsa në fund, përballë eliminimit mbetën Klajdi dhe G Bani.

Fatkeqësisht, ishte Klajdi ai që mori më pak vota dhe u detyrua të linte garën.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Klajdi u përpoq të mos përfshihej në situata konfliktuale dhe të ruante një qëndrim të kujdesshëm, por kjo nuk mjaftoi për ta çuar më tej në lojë.

Eliminimi i tij la një ndjenjë të fortë emocionale te banorët, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndryshojë dinamika e lojës pas largimit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version