Site icon Telegrafi

Kjo video e Canës është bërë sot sensacion në Francë (Video)

“Në dhomat e zhveshjes më ndihmon Lorik Cana, i cili njeh më shumë gjuhë të ndryshme sesa një përkthyes profesionist”.

Kjo batutë e trajnerit Gianni De Biasi në një intervistë për mediat italiane pak kohë më parë tregon një nga aftësitë e rralla të kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit, i cili ka shëtitur në shumë vende të ndryshme të Europës gjatë karrierës së tij.

Një tifoz shqiptar ka vendosur t’ua vërtetojë një gjë të tillë të gjithë mosbesuesve, ndaj ka ndërtuar një kolazh me intervista të Canës, në të cilat ai flet në 6 gjuhë të ndryshme.

Këtë kolazh ai e ka hedhur në Twitter, ndërsa më pas, videoja në fjalë, ka qenë ndër më të shpërndarat në portalet franceze e zvicerane gjatë ditës së fundit.

Exit mobile version