Telegrafi

Kjo teknikë prerjeje u jep flokëve tri herë më shumë volum se çdo produkt

Provoni këtë truk çdo ditë për një model flokësh të rregullt

Nëse keni flokë të hollë dhe të dobëta, pyesni parukierin tuaj për këtë metodë prerjeje.

Për të arritur këtë rezultat, deri më tani parukierët fusnin më së shumti shtresa në flokë dhe kjo prerje tashmë klasike me shtresa, jepte rezultate të mira kryesisht vetëm për femrat me flokë të hollë. Nga ana tjetër, ato që kanë flokë të trashë apo kaçurrela, kryesisht dilnin nga salloni të pakënaqura.

Duke dashur të zgjidhë këtë problem, parukierja e njohur nga Los-Angelesi, Anh Co Tran, shpiku një teknikë të re prerjeje që sjell thjeshtësi, ajrosje dhe volumin e dëshiruar gjithmonë edhe për flokët më të trashë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për metodën ‘Parallel Undercut’, e cila përbëhet nga dy prerje të ndryshme flokësh që së bashku krijojnë një model flokësh perfekt.

Sekreti i teknikës është në prerjet që heqin peshën dhe i japin dinamizëm flokëve.

Flokët e thatë priten duke përcaktuar gjatësinë në fazën e parë në prerje të shkurtra dhe të çrregullta horizontale që krijojnë kornizën e dëshiruar, ndërsa faza e dytë i jep flokëve një pamje përfundimtare perfekte.

Kjo teknikë inovative është e aplikueshme për të gjitha gjatësitë dhe rezultatet më të mira merren me flokë kaçurrelë të drejtë ose të trashë.

/Telegrafi/