Cristiano Ronaldo me tre golat e tij ndaj Wolfsburgut ka kualifikuar Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ylli portugez shndërrohet në një makineri golash të paparë sa herë që luan në Ligën e Kampionëve.
CR7 nga shtatori i viti 2013 ka shënuar 43 gola në këtë garë, apo dy më shumë se i gjithë ekipi i Arsenalit.
Ronaldo është lojtari i vetëm në histori të Ligës së Kampionëve që ka shënuar +15 gola në dy sezone të kësaj gare. /Telegrafi/