Telegrafi

Kjo shtëpi në Irlandë po shitet për 130 mijë dollarë, por brendësia e saj lë shumë për të dëshiruar

Një shtëpi e madhe ka dalë në shitje për vetëm 130,000 euro – por ata që kërkojnë të blejnë atë duhet të përgatiten për atë që do të gjejnë brenda saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia e cila ka një sipërfaqe prej 340 metra katrorë, ndodhet në 1,39 hektarë tokë, në Clare, Irlandë.

Shitësit thonë se prona – pavarësisht gjendjes së saj – e cila ndodhet pak jashtë fshatit Cross ka “potencial të pafund”.

REA Paddy Browne Co, të cilët po shesin pronën, thanë se “janë të kënaqur të sjellin në treg këtë rezidencë me shtatë dhoma gjumi, e vendosur në një zonë private prej 1.39 hektarësh”.

“Prona ka përfitimin e pamjes panoramike të Oqeanit nga pjesa e pasme”. /Telegrafi/