Telegrafi

Kjo pritet të jetë skuadra e re e Munir

Talenti i ri i Barcelonës, Munir El Haddadi pritet të largohet nga Barcelona tek një skuadër që i garanton më shumë minuta në fushë.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në La Liga, pasi Valencia ka shprehur interesim për ta transferuar 21-vjeçarin.

Sipas medieve spanjolle, El Haddadi po shikohet si shkëmbim i mundshëm me sulmuesin Paco Alcacer.

Barcelona e dëshiron me çdo kusht Alcacerin dhe Munir mund të përdoret si shkëmbim.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda 48 orëve të ardhshme. /Telegrafi/