Nëse keni menduar se Kate Middleton ka një gardërobë që kryeson në botën e modës, ndoshta nuk keni ndjekur stilin e një personazhi tjetër mbretëror: Princesha Mary e Danimarkës.
Veshja elegante dhe me sharm që Mary zgjedh për ҫdo event bie në sy të të gjithëve, aq sa është vështirë për të mos i vendosur notën maksimale.
Dukesha e Cambridge, e ka krijuar stilin e saj mbrëtëror tashmë, por në një anketë që është bërë së fundi nga revista Hello!, më shumë se 30,000 lexues, që përkthehen në më shumë se 30 për qind, kanë votuar për Mary-n (mes shumë emrave të tjerë mbretërorë), një numër i konsiderueshëm që e “nxjerr” pak jashtë loje Princeshën Kate.
Nëse do t’u ktheheni fotove të arkivuara nga Mary, me siguri do të gjeni mes tyre detaje që e bëjnë dukjen e saj shumë të veҫantë. E vërteta duhet thënë: në shumë zgjedhje Mary duket shumë më mirë se Kate.
Është hera e dytë që princesha Mary lë Kate Middleton-in në vend të dytë, dhe këto foto të shkëputura nga daljet e saj publike do t’ju bëjnë të kuptoni pse.