Barcelona u eliminua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi dhe është hera e parë që nga viti 1999 që klubi katalanas nuk arrin në fazën eliminatore në dy vite radhazi, që përkoi me largimin e Lionel Messit në PSG.
Katalanasit zunë vendin e tretë në grupin e “vdekjes” me Bayern Munich dhe Inter, ndërsa sezonin e kaluar u eliminuan në konkurrencë me Bayern Munich dhe Benfican.
Edhe këtë vit ata do të vazhdojnë sërish aventurën evropiane në Ligën e Evropës.
Barcelona in the Champions League since Leo Messi left:
▪️2021-22: Out in the group stage
▪️ 2022-23: Out in the group stage— B/R Football (@brfootball) October 26, 2022
Barcelona do të shpresojë të fitojë Ligën e Evropës këtë herë pasi humbi në çerekfinale vitin e shkuar nga Eintracht Frankfurt.
Gjithashtu, eliminimi i hershëm në Ligën e Kampionëve paraqet një goditje të rëndë financiare për buxhetin e katalanasve.
Ata nuk arritën të grumbullonin 9.6 milionë euro për kalimin e grupit dhe duke qenë se prisnin një kualifikim minimal në çerekfinale, mbetën pa 10.6 milionë eurot e planifikuara.
Në kohën sa ka luajtur Lionel Messi në klub, Barcelona asnjëherë nuk ishte eliminuar në fazën e grupeve, ndërsa nuk kishte luajtur fare në Ligën e Evropës.
Messi never played in the Europa League during his 17 years at Barcelona.
The club have played in it every year since his departure 👀 pic.twitter.com/M5pHsTGbSg
— ESPN FC (@ESPNFC) October 26, 2022
Barcelona do të presë Valencian në Mestalla të shtunën në La Liga. /Telegrafi/