Stoke City humbi ndaj Liverpoolit me rezultat 1-2.
Në këtë takim nga minuta e parë luajti Xherdan Shaqiri, por ky ishte takimi i parë i tij pas një kohësh, e gjitha kjo për shkak të lëndimit që kishte pësuar jave më parë.
Shqiptari bëri një paraqitje fantastike dhe ishte në mesin e më të mirëve në fushë. Xherdani asistoi te goli i vetëm i Stoke në këtë takim, por ai vazhdon të komentohet në rrjetet sociale për driblimin e bukur ndaj Georginio Wijnaldum dhe James Milner.
Shaqiri shënoi në minutën e tretë, por goli u anulua pasi ai ishte në pozitë jashtë loje. /Telegrafi/
Shaqiri 🔥🔥 pic.twitter.com/4gcQhEniwz
— 𝕽𝖊𝖆𝖑𝖎𝖘𝖙 🟤 (@blaksim) April 8, 2017