Një shkencëtar i NASA-s ka paralajmëruar se kjo verë “do të jetë më e freskëta” për pjesën tjetër të jetës së njerëzve, pasi valët e të nxehtit vazhdojnë të godasin Evropën dhe SHBA-në.
“Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë”, ka thënë Peter Kalmus në Twitter, përcjell Telegrafi.
Most people STILL don’t know what peril they are in. This will be the coolest summer for the rest of your life, and that shouldn’t be just a meme – it should be actually terrifying. The ONLY path out of this heat nightmare is to end fossil fuels ASAP
— Peter Kalmus (@ClimateHuman) July 18, 2023
Andaj, Kalmus bëri thirrje që përdorimi i lëndëve djegëse fosile të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se të sqaronte në një postim të mëvonshëm se “do të ketë gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë nënkuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për një kohë të gjatë”.
Ai tha gjithashtu se nëse bota dhe shoqëria “kalojnë në modalitetin e emergjencës klimatike”, do të ishte e mundur që planeti të fillonte të ftohet deri në fund të shekullit.
Ndryshe, qysh në fillim të korrikut të sivjetmë, rekordet për temperaturën më të lartë mesatare në botë u thyen tri herë brenda një jave.
Rekordi i ri u vendos më 7 korrik, kur bota ishte për 0.31 gradë Celsius më e nxehtë sesa në gusht të vitit 2016, kur ishte vendosur rekordi i mëparshëm.
Ndër shkaqet që kanë çuar në këto temperatura të larta është sasia e madhe e dioksidit të karbonit në atmosferë.
Sipas agjencisë për klimën në Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sasia e rritur e dyoksidit të karbonit në atmosferë shkakton “ngritjen e temperaturës globale”. /Telegrafi/