Monedha e vitit 1933, që është gjetur së fundmi, do të vihet në ankand me një çmim fillestar prej 50 mijë funtesh.
Në ankandin publik që do të zhvillohet në Londër gjatë muajit të ardhshëm, pritet të mblidhen koleksionues monedhash nga tërë bota, transmeton Telegrafi.
‘Penny’ besohet se është në mesin e vetëm shtatë të tillëve.
Meqenëse është shumë i rrallë, shitja tij pritet të sjellë një shumë rekorde, që nuk është dhënë më parë për ndonjë monedhë.
Në anën tjetër, njerëzit po kontrollojnë nëpër koleksione të ndryshme, për të gjetur ‘pare’ të tillë.
Deri më tani janë shitur tri monedha, kurse katër të tjera nuk dihet se ku janë. /Telegrafi/