Site icon Telegrafi

Kjo metodë e përdorimit të shamponit të enëve do t’ju kursejë para

A keni derdhur ndonjëherë ujë në shishen e sapunit të enëve për ta bërë atë të zgjasë edhe pak?

Duke përdorur një metodë të thjeshtë dhe falas, mund të zgjasni shamponin e enëve dhe të kurseni para.

Përdoruesja e TikTok, “Washy Wash”, ndau me ndjekësit metodën e saj të thjeshtë të sapunit të enëve.

Në videon e saj, ajo tregon se si ngrirja e sapunit të enëve është një ide e zgjuar si për portofolin tuaj ashtu edhe për mjedisin.

Lexo po ashtu Vendi që po harroni ta pastroni - krijon myk dhe pluhur në shtëpinë tuaj

“Hidhni sapunin e enëve në një tabaka me kuba akulli dhe lëreni të ngrijë”, tha ajo.

@washy_wash

#fyp #lifehack

♬ Ultimate life hacks – The Life Bath

“Vendosni një kub akulli me sapun enësh brenda një sfungjeri”, vazhdoi përdoruesja, duke demonstruar se si të pritet sfungjeri.

Lexo po ashtu Gjërat duhet t'i pastroni përpara se të ftoni mysafirë

Me këtë metodë, ajo thotë se do të “kurseni para, mjedisin dhe do të keni gjithmonë një sfungjer me flluska”. /Telegrafi/

Exit mobile version