Site icon Telegrafi

“Kjo medalje ka një bukuri të veçantë sepse më urrejnë dhe nuk e di as pse”, Imane Khelif reagon pas së artës

Boksierja algjeriane, Imane Khelif, e cila është një nga temat kryesore të Lojërave Olimpike aktuale në Paris, mbrëmë (e premte) fitoi medaljen e artë duke mposhtur kinezen Liu Yang dhe pas meçit ajo i dërgoi një mesazh të fortë botës.

Shumë e akuzuan Khelifin si burrë, megjithëse biologjikisht është grua, por sipas kreut të Federatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA), ajo ka testosterone të tepërta dhe kromozome XY.

IBA e pezulloi atë për garat që vetë organizon, por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mori një vendim tjetër dhe lejoi Khelif të garonte në Paris.

Lexo po ashtu Imane Khelif shkruan historinë për vendin e saj, fiton medaljen e artë në boks në peshën deri në 66 kilogram

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Liu Yang me vendimin unanik 5-0 të gjyqtarëve, Khelif tha në konferencën për shtyp se medalja ka një rëndësi të veçantë për të pikërisht për të gjitha akuzat me të cilat është përballur ditët e fundit.

“Kjo medalje ka një bukuri të veçantë për shkak të të gjitha sulmeve me të cilat jam përballur. IBA më urren, edhe pse më njohin mirë. Ata e dinë se si jam përmirësuar ndër vite, por nuk e di as pse më urrejnë”, ka thënë fillimisht Khelif.

“Mesazhi im për të gjithë botën është që ju duhet t’i përkushtoheni parimeve olimpike dhe të shmangni ngacmimet dhe mesazhet e urrejtjes”.

Lexo po ashtu Boksierja e shumëpërfolur, Imane Khelif fiton ‘jackpotin’ e madh pasi mori medaljen e artë në Lojërat Olimpike

“Ne jemi të gjithë në këtë garë për të performuar si atletë dhe unë sinqerisht shpresoj se nuk do të shohim sulme të ngjashme në të ardhmen”, përfundoi 25-vjeçarja algjeriane.

Ndryshe, Khelif u bë kampione e ri olimpike në kategorinë deri në 66 kilogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version