Telegrafi

Kjo mbrëmje është e Messit, argjentinasi realizon het-trik (Video)

Ka ardhur edhe goli i tretë i Barcelonës në ndeshjen kundër Manchester Cityt që po zhvillohet në Camp Nou.

Edhe ky gol mban vulën e të njëjtit futbollist. Lionel Messi e ka kompletuar het-trikun në këtë sfidë (69’). Suarez ishte futbollisti që asistoi.

Në ndërkohë, janë barazua forcat numerike në fushë. Jeremy Mathieu mori kartonin e dytë të verdhë.

Një ndërhyrje e tij në Milorad Mazic, bëri që arbitri ta përjashtonte nga loja. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rnp-bklK1uE