Një mace e vogël në Kaliforni po kërkon dëshpërimisht një shtëpi të re për Krishtlindje.
Kjo pasi që për të, së paku deri më tani, askush nuk ka shprehur ndonjë interesim – për shkak të pamjes së saj të pazakontë, përcjell Telegrafi.
Kaya pesë muajshe tashmë ka kaluar shumë në jetën e saj të shkurtër, por ende ka një temperament lozonjareje dhe të dashur.
Moggy, që ka një anomali të lindur në fytyrë, aktualisht ka marrë “zero aplikime për birësim” – por ekipi në To Rescue shpreson që pronari i duhur të lajmërohet së shpejti.
Kaya shkon mirë me familjet e saj kujdestare, si dhe me macet dhe qentë e tjerë – kështu që, pa dyshim, do të vendoset në një shtëpi të re shumë shpejt.
Për më tepër, ajo tashmë është sterilizuar, vaksinuar dhe ka rezultuar negative për leukeminë dhe FIV. /Telegrafi/