Telegrafi

Sabri Fejzullahu e ka rëqeth këngëtaren shqiptare, ja publikon mesazhet (Foto)

Këngëtarja e re Tringa Kay, ka publikuar para disa ditësh projektin e saj të ri.

Duket se kënga e saj “I huaj” është pritur mirë, jo vetëm nga fansat por edhe nga koleges e saj këngëtarë.

E balada duket se e ka rrëqethur një nga këngëtarët e njohur shqiptar e që është Sabri Fejzullahu, transmeton magazina.al.

Fejzullahu me të dëgjuar këngën e Tringa Kay, i është drejtuar asaj me një mesazh, ku ka treguar se kënga “I huaj” e ka rënqethur atë.

Në mesazhet që ka publikuar vetë këngëtarja në rrjetet sociale, shihet se Fejzullahun e ka prekur emocionalisht kënga “I huaj” dhe e ka uruar këngëtaren për suksesin.