Telegrafi

Kjo ju ka ikur të gjithëve – Zidane u turpërua në stadiumin San Mames, ‘faji’ i shkon stafit mjekësor të Realit (Foto)

Real Madridi fitoi të shtunën ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 1-2.

Golat për Los Blancos i shënuan Karim Benzema dhe Casemiro, por kamerave iu ka ikur momenti kur trajneri Zinedine Zidane është rrëzuar.

Tekniku francez i kapluar nga emocionet e takimit harroi se pas tij ishte çanta e stafit mjekësor të Realit dhe kështu mori në thua dhe rrëzua.

Normalisht që ku moment shkaktoi të qeshura në stadium dhe u kap nga kamerat e tifozëve vendas. /Telegrafi/