Një incizim i bërë publik nga The Washington Post, i realizuar në një set në Hollywood në vitin 2005, tregon një bisedë në mes të Donald Trumpit dhe shoumenit Billy Bush.
Kjo bisedë, mjaft e pakëndshme, ishte zhvilluar rreth femrave që dy protagonistët po mundoheshin t’i dërgonin në shtrat, përderisa atëkohë kandidatit për president të SHBA-ve sapo ishte martuar me Melanian.
Në incizim, ai dëgjohet duke treguar se si është munduar ta bëjë një femër për vete, madje edhe të ketë marrëdhënie seksuale me të, transmeton Klan Kosova. Por, pranon të ketë dështuar.
Femra e përfolur në këto incizime është Nancy O’Dell, e cila po ashtu ishte e martuar në kohën kur është bërë incizimi.
Ndër të tjera është zbuluar se Trump është munduar ta largojë atë nga udhëheqja e spektaklit të bukurisë në vitin 2007 me arsyetimin se Nancy nuk dukej bukur si një shtatzënë pesëmuajshe.
Megjithatë, edhe në këtë tentativë, ai kishte dështuar, pasi O’Dell e udhëhoqi spektaklin atë vit.