Telegrafi

Kjo gjë nuk i kishte ndodhur asnjëherë në karrierë Guardiolas

Thonë për gjithçka ka një herë të parë dhe kjo i ndodh edhe Pep Guardiolas.

Humbja ndaj Manchester Unitedit në Kupë ka thyer një rekord negativ të trajnerit spanjoll.

Pep Guardiola ka shkuar në gjashtë ndeshje radhazi pa fitore për herë të parë në karrierë të tij. Në gjashtë ndeshjet e fundit ai ka marr tri barazime dhe tri humbje.

Lexo po ashtu Guardiola i kënaqur me paraqitjen ndaj Unitedit përkundër humbjes

Ndeshjen e parë ka barazuar me Celticun 3-3, për të shkuar te humbja me Tottenhamin 2-0. Barazimi i dytë erdhi me Evertonin 1-1, për të shkuar te humbja me Barcelonën 4-0.

Barazimi i radhës erdhi me Southamphtonin 1-1, deri te humbja me United 1-0. /Telegrafi/