Site icon Telegrafi

Kjo fotografi tregon më së miri se urrejtja e Gerrardit për Unitedin ende qarkullon nëpër venat e tij (Foto)

Steven Gerrard është një nga lojtarët më të dashur nga tifozët e Liverpoolit.

Legjenda e Reds aktualisht është pjesë e La Galaxy në MLS, por urrejtja për Manchester Unitedin vazhdon të jetë e madhe.

Lexo po ashtu Top tetë yjet që nuk kanë fituar asnjëherë titujt e ligës (Foto)

Kur një fans i Djajve të Kuq i kërkoi Gerrardit një fotografi, ajo çfarë bëri pastaj mesfushori anglez është bërë sensacion në rrjete sociale dhe media.

36-vjeçari i buzëqeshur i ka drejtuar gishtin e mesit llogos në fanellën e tifozit, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Man Utd, të cilët ia kanë kthyer duke ia kujtuar atij disa nga gabimet që ka bërë sa ishte pjesë e Liverpoolit.

Më poshtë keni fotografinë e postuar nga tifozi, e cila më pas u komentua shumë. /Telegrafi/

Gerrard tregon se urrejtja e tij për Man Utd vazhdon të jetë e madhe.

 

Exit mobile version