Telegrafi

Maqedonasit e veshur si kulti famëkeq racist kërkojnë ndihmë nga Trump (Foto)

Në New York dhjetëra maqedonas kanë protestuar para ”Trump Tower” duke kërkuar nga presidenti në ardhje në SHBA të ndalojë ”futjen e duarve” nga Soros në Maqedoni.

Do të ishte normale nëse kjo protestë do të ishte vetëm si ngritje zëri apo kërkim ndihme nga presidenti i zgjedhur Trump.

Por, vetë veshjet e protestuesve japin mesazhe të frikshme.

Njëri nga protestuesit ishte i veshur si anëtarët e ”Ku Klux Klan”.

”Ku Klux Klan” njihet edhe si lëvizja famëkeqe kundër racës së zezë në SHBA e krijuar në vitet e 60-ta dhe mision i tyre është që t’i pastrojnë SHBA-të nga njerëz që nuk i përkasin racës së bardhë.

Në protestat e fundit para Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni, aktivistë të OBRM-PDUKM-së kanë përdorur mesazhe nga ”Ku Klux Klan-i” për anëtarët e popujve tjerë në Maqedoni./Telegrafi/

Lexo po ashtu Në New York kërkohet mbrojtja e Maqedonisë nga George Soros