Në New York dhjetëra maqedonas kanë protestuar para ”Trump Tower” duke kërkuar nga presidenti në ardhje në SHBA të ndalojë ”futjen e duarve” nga Soros në Maqedoni.
Do të ishte normale nëse kjo protestë do të ishte vetëm si ngritje zëri apo kërkim ndihme nga presidenti i zgjedhur Trump.
Por, vetë veshjet e protestuesve japin mesazhe të frikshme.
Njëri nga protestuesit ishte i veshur si anëtarët e ”Ku Klux Klan”.
”Ku Klux Klan” njihet edhe si lëvizja famëkeqe kundër racës së zezë në SHBA e krijuar në vitet e 60-ta dhe mision i tyre është që t’i pastrojnë SHBA-të nga njerëz që nuk i përkasin racës së bardhë.
Në protestat e fundit para Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni, aktivistë të OBRM-PDUKM-së kanë përdorur mesazhe nga ”Ku Klux Klan-i” për anëtarët e popujve tjerë në Maqedoni./Telegrafi/