Site icon Telegrafi

Kjo është zyrtarisht veshja më e ‘guximshme’ për sot në rrjet!

Julia Fox, modelja që së fundmi ka qenë në vëmendjen e mediave prej lidhjes së saj me Kanye West, vazhdon ta rikthejë vëmendjen te vetja

Kësaj radhe me veshjen shumë të guximshme dhe paksa të çmendur, Fox ka “grisur” pjesën e sipërme të xhinseve dhe e ka përdorur si ‘crop-top’.

Xhinset janë një kopje e afërt e Mariah Carey në videon e saj ikonike “Heartbreaker.

Stilin e ka shoqëruar me çizme dhe çantë (Alexander Wang), përsëri xhins. Kuriozë për të parë rezultatin?

Në Instagram, ajo u tha ndjekësve të saj se e ka dizajnuar vetë pamjen. Për t’i dhënë asaj veshjen në momentin që e meritonte Fox zgjodhi një fytyrë të freskët pa grim.

Julia është një artiste, aktiviste, interpretuese e njohur nga Nju Jorku dhe në një rast ka thënë për veten:

“Dua të eksploroj veten në çdo aspekt. “Unë kurrë nuk dua ta kufizoj veten në atë që të tjerët më thonë se jam”.

Exit mobile version