Telegrafi

Videoja promovuese e FFM-së për Superkupën e UEFA-s (Video)

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka përgatitur një video promovuese, ku janë përfshirë bukuritë e kryeqytetit të vendit, Shkupit.

Kjo video është bërë në prag të ndeshjes së Superkupës së UEFA-s, ndërmjet Real Madridit dhe he Manchester Unitedit.

Ndeshja do të zhvillohet më 8 gusht në ”Telekom Arena”.

Aktivitetet ndërtuese rreth stadiumit si edhe mangësitë e gjetura nga UEFA duhet që të përfundojnë në kohë për të mos pasur asnjë pengesë në zhvillimin e lojës. /Telegrafi/