Floyd Mayweather është ndër sportistët më të pasur në botë dhe padyshim një ndër ata që shpenzojnë më së shumti.
Amerikani është i apasionuar pas automjeteve dhe kështu ka në pronësi disa prej makinave më luksoze dhe më të shtrenjta në planet.
Megjithatë, boksieri i njohur ka blerë edhe një Bugatti Veyron për 3.5 milionë dollarë.
38-vjeçari ka postuar fotografinë e veturës së re në Instagram, por në koleksionin e tij, ai ka dy Bugatti Veyron, dy Ferrari 458 Spider, një Bugatti Grand Sport, një Porsche 911 Turbo S, një Lamborghini Aventador dhe një Ferrari 599 GTB Fiorano. /Telegrafi/