Site icon Telegrafi

Kjo është vajza më fleksibe në botë: Ajo bën lëvizje që nuk mund t’i imagjinonit kurrë

Adoleshentja 14-vjeçare britanike është vajza më fleksibël në botë. Dhe se është vërtet kështu, u bindëm vetëm pas disa publikimeve të saja.

Ekzekutimi i një akrobacioni kërkon shkathtësi gjimnastike, por aftësia për të kryer disa lëvizje është një arritje e jashtëzakonshme.

Liberty Barros mund të bëjë pikërisht këtë, të përkulë trupin e saj në forma që të bëjnë të trullosur dhe ajo zbuloi talentin e saj krejt rastësisht.

“Disa vite më parë, pashë disa njerëz me të vërtetë fleksibël në YouTube dhe doja të provoja disa lëvizje vetë. Më dukej e lezetshme dhe argëtuese”, tha i riu kontortionist, një person me fleksibilitet ekstrem.

Ajo mori pseudonimin “Elastigirl” pas një personazhi nga filmi i Pixar “The Incredibles”.

Ndërsa shikonte videoklipin e Rihannas për këngën “Umbrella”, Liberty u përpoq të imitonte ato lëvizje, më pas kuptoi se ajo po i performonte me lehtësi të plotë.

Që kur zbuloi talentin e saj, ajo ka vendosur ta përdorë atë dhe së bashku me cirqet ka shëtitur botën duke performuar në Tajlandë, Malajzi, Portugali dhe Hollywood.

Liberty ndan shpesh video dhe fotografi në Instagram, në të cilat tregon performancat e saja dhe pavarësisht talentit, ajo ka mbetur një vajzë me këmbë në tokë.

“Ishte shumë argëtuese të performoja në të gjitha ato vende. Më pëlqen të udhëtoj, por nuk kam mundësi ta bëj gjatë gjithë kohës për shkak të aktiviteteve të zakonshme në shtëpi”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version