Gianni de Biasi është trajner i kombëtares shqiptare.
Ai ka arritur të kualifikojë kombëtaren shqiptare të futbollit në evropianin e futbollit “France 2016”.
Me këtë arritje të trajnerit është krenare padyshim edhe vajza e italianit Chiara Sofia, transmeton Telegrafi.
Kjo e fundit madje në një intervistë për mediat italiane ka thënë se është tifoze e kombëtares shqiptare.
“Unë, italiania që bën tifo për Shqipërinë”, ka thënë ndër të tjerash për mediat italiane Chiara Sofia.
Ndryshe, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndonjëherë në kampionatet evropiane të shtunën kundër Zvicrës, e cila fillon në ora 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin e Lensit. /Telegrafi/