Site icon Telegrafi

Kjo është skuadra kundër së cilës do të debutoj Granit Xhaka

Arsenali pas disa ditësh do të fillojë punën për edicionin e ri.

Skuadra e udhëhequr nga Arsene Wenger ka bërë disa blerje, ndërsa më e madhja është ajo e mesfushorit shqiptar Granit Xhaka.

Lojtari momentalisht gjendet në Prishtinë, por do të kthehet pas disa ditësh në Londër për të filluar aventurën e tij.

Ndeshja e parë që do ta zhvillojë Arsenali është ajo kundër Lensit me 22 korrik.

Lexo po ashtu The Sun: Wenger mund të nervozohet me Xhakën për këtë arsye (Foto)

Pastaj klubi londinez do të udhëtoj për në SHBA, ku do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me yjet e kampionatit MLS.

Po në SHBA parashihet edhe një miqësore me skuadrën e madhe meksikane Chivas.

Dy miqësore e fundit do të jenë kundër Viking në Norvegji dhe kundër Manchester Cityt në Suedi./Telegrafi/

Lexo po ashtu të gjitha lajmet për lojtarët shqiptarë

Exit mobile version