Site icon Telegrafi

Kjo është skuadra e re e Hachim Mastour

Skuadra italiane Milan, ka huazuar talentin e saj Hachim Mastour.

Marokeni me nënshtetësi italiane ishte i huazuar vitin e kaluar te Malaga për tu rikthyer përsëri në Milan.

Por kuqezinjtë kanë vendosur që ta huazojnë atë përsëri që të marrë përvojë më të madhe.

18-vjeçari iu është bashkuar skuadrës holandeze PEC Zwolle ku do të luajë për një stinor si i huazuar.

Lexo po ashtu Milani i bashkohet garës për Candrevan, gati të paguaj klauzolën

Mastour llogaritët si ndër talentet më të mirë, mirëpo ‘Rossonerët’, ende nuk kanë vendosur t’i japin rast.

Milan shpreson që Mastour të tregojë formë të lartë në elitën e futbollit holandez dhe të rritët si lojtar që stinorin e ardhshëm të jetë pjesë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version