Telegrafi

Kjo është situata e lëndimeve të Diaz dhe Dest te Milani

Brahim Diaz dhe Sergino Dest kanë shmangur lëndimet e rënda për Milanin, por mbeten në dyshim për udhëtimin e Ligës së Kampionëve te Dinamo Zagreb.

Reprezentuesi spanjoll shënoi një dygolësh në fitoren e mbrëmshme 4-1 në Serie A ndaj Monzas, ndërsa amerikani u largua në pjesën e parë.

Sipas Sky Sport Italia, testet e mëngjesit të sotëm kanë treguar se nuk ka lëndime muskulare, ndaj kanë arritur të shmangin ndonjë lëndim serioz.

Mbetet për t’u parë nëse ata do të jenë në gjendje të fillojnë përballjen e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamon e Zagrebit.

Të dy ka të ngjarë të jenë në skuadër, por Stefano Pioli mund të zgjedhë të mos i rrezikojë ata në formacionin fillestar.

Brahim Diaz është diagnostikuar me një goditje gluteale, ndërsa Dest duket se është më keq.

Milani aktualisht është i treti në grupin e Ligës së Kampionëve me katër pikë së bashku me Dinamo Zagreb, ndërsa RB Salzburg ka gjashtë dhe Chelsea shtatë.

Kuqezinjtë janë përpara sepse mposhtën 3-1 Dinamon e Zagrebit në San Siro, por askush nuk ka fituar ende jashtë vendit ndaj kroatëve.

Ata mundën Chelsean 1-0 këtu, rezultati që shkarkoi Thomas Tuchelin, më pas barazuan me RB Salzburg 1-1. /Telegrafi/