Kosova ka marrë barazimin e katërt nga pesë ndeshje deri tash në kualifikimet për “Euro 2024”, duke barazuar 2-2 me Zvicrën lider të grupit.
Pas pesë xhirosh në këtë grup, Kosova është e parafundit dhe ka katër pikë të tubuara.
Megjithatë gjasat për arritjen e dy pozitave të para ekzistojnë matematikisht.
E para mbetet Zvicra me 11 pikë. Rumania është e dyta me nëntë e Izraeli i treti me tetë.
Bjellorusia është e katërta me katër, aq sa ka edhe Kosova në vendin e pestë, ndërsa në fund është Andorra me vetëm dy pikë.
Dy ekipet e para shkojnë në “Euro 2024”. Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan si mysafire e Rumanisë. /Telegrafi/