Telegrafi

Kjo është shuma e ‘çmendur’ që Arsenali do të paguaj për Granit Xhakën

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka pritet të nënshkruajë shumë shpejtë kontratë afatgjate me Arsenalin.

Djaloshi nga Prishtina që ka mahnitur gjithë botën me paraqitjet e tij në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve do të transferohet tek gjiganti londinez Arsenal.

Pasi lajmi është konfirmuar nga anglezët e ‘The Indenpendent’, tani është e përditshmja gjermane ‘Bild’, që konfirmon kalimin e tij te Arsenali.

‘Bild’, shkruan se Xhaka do të bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë që largohet nga Bundesliga.

Arsenali pritet t’i paguaj rreth 43 milionë euro Gladbachut për Xhakën, por kjo shifër edhe mund të rritet nëse ‘Topçinjtë’, shpallen kampionë të Anglisë.

Gjithashtu Xhaka pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, ndërsa paga e tij mund të jetë mbi katër milionë euro. /Telegrafi/