Futbollisti gjerman me prejardhje turke duket se është ambientuar mjaft mirë në kryeqytetin britanik të Londrës.
Mesut Ozil raportohet se ka blerë shtëpi të re në Veriun e Londrës me vlerë prej 10 milionë funteve.
Kjo pasi lojtari me pasaportë gjermane po përgatitet ta vazhdoj kontratën me skuadrën e Arsenalit.
Ndryshe, futbollisti ka shtëpi edhe në kryeqytetin gjerman të Berlinit si dhe një në shtetin turk. /Telegrafi/