Protagonisti legjendar i James Bondit, Roger Moore, beson se ky rol nuk duhet të luhet kurrë nga një femër ose një homoseksual për shkak se “nuk do të ishte karakter i vërtetë”.
Moore ka luajtur në rolin e ‘Agjentit 007’ shtatë herë në mes të viteve 1973-1985. Ai mbetet aktori më i vjetër që ka luajtur në këtë rol.
“Kam dëgjuar se po thuhet që duhet të jetë një femër Bond ose një homoseksual Bond. Por, ata nuk do të ishin Bond për arsyen e thjeshtë se ashtu nuk është shkruar nga Ian Fleming (autori i librave për Bondin)”.
“Nuk është se jam kundër homoseksualëve, ose racist – është thjesht se karakteri nuk do të ishte i vërtetë”, ka thënë aktori për Daily Mail, transmeton koha.net.