Telegrafi

Kjo është përgjigjja e ambasadorit Reka për Deklaratën e partive shqiptare në Maqedoni

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, siç njofton Aktuale nga Ballkanweb, gjatë takimit të realizuar me përfaqësues në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, ka ripërsëritur qëndrimin se Deklarata e partive shqiptare është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shqipëria sipas Rekës, as nuk ka ndërhyrë e as nuk do të ndërhyjë në punët e vendeve fqinj.

‘Shqipëria nuk vë në dyshim integritetin dhe identitetin e Maqedonisë’, është shprehur Reka. /Telegrafi/