Site icon Telegrafi

Kjo është pasuria që la pas David Bowie

Këngëtari David Bowie të ardhmen financiare familjes së tij ia siguroi në moshën 50-vjeçare.

Përkundër suksesit të tij, ylli i shuar ishte afër bankrotimit në vitet ’70 kur nënshkroi disa marrëveshje të këqija biznesi.

Daily Mail shkruan se një lëvizje e tij financiare në vitin 1997 e shpiu atë drejtë milionave, duke ia mundësuar vetes që të blejë të drejtat e disa prej këngëve të tij, të cilat ishin në pronësi të ish-menaxherit.

Kjo do të thotë se kur vdiq ai të dielën në moshon 69-vjeçare, Bowie besohet se ka lënë pas një pasuri prej 135 milionë funteve. Tërë kjo shumë i takon gruas së tij të dytë, Imanit dhe dy fëmijëve të tij, transmeton Koha.net.

Bowie gjatë karrierës së tij shkroi më shumë se 700 këngë, duke shitur 140 milionë kopje.

Exit mobile version