Telegrafi

Kjo është pasuria e Albin Kurtit

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti sipas deklarimin e pasurisë për vitin 2016 del që ai vetëm merr pagë nga Kuvendi I Kosovës dhe se bashkëshortja e tij në bankë ka rreth 85 mijë euro.

Të hyrat vjetore të deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nga paga e deputetit të Kuvendit të Kosovës janë 18,824.65.

Sipas këtij deklarimi, bashkëshortja e ish-kreut të Vetëvendosjes ka të kursyera në DNB Bank Oslo -në Norvegji 85,000.00.

KËTU mund ta shikoni pasurinë e Kurtit.