Site icon Telegrafi

Kjo është partia politike ku do të angazhohet Labinot Tahiri (Foto)

Labinot Tahiri duket se do të merret me politikë.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë këngëtari, i cili të ardhmen e sheh në angazhime politike.

Në fakt, ai gjatë një bisedimi të drejtpërdrejt me fansat ka bërë të ditur se pritet të jetë pjesë e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR).

“Po kismet në AKR. Vetëm aty me ofrohen mundësitë me punuar ashtu siç dua unë”, ka thënë Labi duke iu përgjigjur një fansi, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, këngëtari ka pasur ditë më parë një takim me presidentin e AKR-së, Behgjet Pacollin, i cili ka vlerësuar lartë punën e këngëtarit.

Ndryshe, Labi kohët e fundit ka qenë i angazhuar në punë humanitare, ku ka mbledhur para për shërimin e shumë njerëzve dhe ndërtimin e shtëpive për personat në nevojë. /Telegrafi/

Exit mobile version