Telegrafi

Kjo është oferta e Juventusit për Sanchezin

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 26: Alexis Sanchez of Arsenal celebrates after scoring his team's second goal during the UEFA Champions League Group D match between Arsenal and Borussia Dortmund at the Emirates Stadium on November 26, 2014 in London, United Kingdom. (Photo by Jamie McDonald/Getty Images)

Klubi italian, Juventus thuhet se tashmë ka bërë ofertën zyrtar në adresë te Arsenalit për Alexis Sanchez.

‘Zonja e Vjetër’ prej kohësh është duke e kërkuar sulmuesin kilian, dhe sipas mediave italiane, Juve ka bërë gati ofertën 30 milionë euro për ish-anëtarin e Barcelonës.

Kampionët e Italisë duan ta përforcojnë repartin e sulmit për edicionin e ri, dhe 27 vjeçari është në listën e torinezëve.

Raportohet se Sanchez është i prirur për tu kthyer në Itali, ku kishte kaluar pesë sezone mjaft të mira me Udinese, por mësohet se Arsenali nuk është i përgatitur për të pranuar asnjë ofertë nën vlerën 34 milionë euro.