Site icon Telegrafi

Kjo është oferta e Interit për Candrevan

Interi nuk do të heqë dorë nga mesfushori italian i Lazios, Antonio Candreva edhe pse presidenti Lotito ka deklaruar se lojtari nuk ka çmim.

Paraqitja e mrekullueshme e Candrevas në miqësoren e djeshme kundër Spanjës ka bindur drejtuesit zikatër për ta transferuar sa më parë, ndaj dhe sipas “Corriere Dello Sport”, zikaltrit kanë bërë gati ofertën për mesfushorin.

Interi e ka kërkuar që në janar Candrevan, por Lazio nuk ka hequr dorë nga çmimi i tij prej 28 milionë euro, ndërsa tani Erick Thohir deklaron se është gati t’i paguajë Lazios 22 milionë euro për ta lënë të lirë.

Interi presin përgjigjen finale të presidentit Lotito dhe ndërkohë Interi po mendon të shesë një emër me peshë, për të forcuar financat.

Exit mobile version