Marrëveshja e arritur dje pasdite në mes të koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re ka ndarë edhe hisen e secilës parti në postet ministrore.
Kështu partia e Behgjet Pacollit do ta ketë zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë Ministri, raporton RTK.
AKR-ja, do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, të Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
PDK e Kadri Veselit do të ketë një zëvendëskryeministër dhe gjashtë ministri.
Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe Ministria për Dialog.
AAK do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe postin e kryeministrit, transmeton KP. Nismës do t’i takojnë Ministria e Arsimit, e Tregtisë dhe të Industrisë, si dhe Ministria e Punës dhe të Mirëqenies Sociale dhe një zëvendëskryeministër.